Një endacak, identiteti i të cilit nuk dihet ende ka humbur jetën në spitalin e Durrësit, një ditë më parë.

Sipas policisë, burri, i cili mendohet të jetë rreth 65 vjeç, duket se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Nga ekspertiza e kryer në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune.

Ndërkohë, policia ka nisur punën për të identifikuar këtë shtetas, kufoma e të cilit është dërguar në morgun e spitalit.