Policia ka bërë me dije se një 49-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim prej 11 vitesh, është arrestuar.
49-vjeçari konsiderohet si personi kyç në një transfertë droge nga Shqipëria për në Itali. Ndaj tij ishte lëshuar që nga viti 2006 një urdhër arresti ndërkombëtar prej autoriteteve italiane.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, u arrestua në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës dhe tashmë i mbetet prokurorisë të vendosë nëse do ta ekstradojë në Itali.





