Policia e Durrësit ka dhënë informacionet e saj paraprake në lidhje me shpërthimin e makinës pranë Drejtorisë Vendore të Policisë në rrugën “Aleksandër Goga”.
Sipas hetimeve paraprake, mjeti tip “Ford” ka marrë flakë në pjesën e motorit dhe dyshohet se shkak ka qenë një defekt teknik në mjet.
Fatmirësisht pasoja në njerëz nuk ka, por vetëm dëme të vogla materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve.
Siç raportoi edhe më parë “DurrësLajm”, drejtuesi i mjetit me targa AA 276 CK ka dalë menjëherë nga makina, ndërsa flakët janë shuar me mjete rrethanore nga personat e lokaleve pranë vendngjarjes.





