Një 36-vjeçar shqiptar është dënuar me 18 vjet heqje lirie në Suedi, për vrasjen e vajzës të së dashurës së tij me sëpatë, në një kohë kur qëndronte ilegalisht në këtë shtet.

Gjatë gjyqit u zbulua gjithashtu se ai ishte shpallur fajtor vite më parë për një vrasje në Greqi.

Shqiptari, Durim Lumi, azilkërkues në Suedi, akuzohet se në muajin maj, “ekzekutoi” të renë me një sëpatë, pasi pretendonte se ndihej i kërcënuar prej saj.

Por pretendimi i shqiptarit u hodh poshtë nga prokurori Per Svensson, i cili tha: “Është e qartë. Vrasja ka karakterin e një ekzekutimi të pastër”.

Kjo nuk është hera e parë që Suedia tronditet nga një vrasje e kryer nga një azilkërkues, të cilit iu është refuzuar azili.