Qëllohet me armë zjarri një banesë. Sipas policisë, në datën 29.11.2017, rreth orës 20:55, në lagjen “Dukas” Patos, është qëlluar me armë në drejtim të banesës së shtetasit E.H, 58 vjeç.
Nga të shtënat nuk ka njeri të dëmtuar. U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.





