Një 56-vjeçar është gjetur i pajetë nga Policia e Tropojës, tri ditë pasi u denoncua si i zhdukur nga vajza e tij. Trupi i pajetë i shtetasit J. M. banues në fshatin Shoshan, është gjetur në një zonë të pyllëzuar dhe shumë të thepisur mes fshatrave Klysyrë dhe Shoshan.

Nga veprimet e deritanishme dyshohet se vdekja e tij ka ardhur si pasojë e rrëshqitjes nga një shkëmb duke rënë nga një lartësi rreth 60 metër.

Ky shtetas ka qenë shpallur në kërkim, pasi më datë 27.11.2017, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Tropojë, vajza e tij shtetasja S.M, ku ka denoncuar se më datë 24.11.2017, babai i saj shtetasi J.M, ka shkruar në mal me bagëti dhe nuk është kthyer në banesë.