Një aksident me vdekje është shënuar këtë mëngjes në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në Vaqarr, rreth orës 07:20, kur ka humbur jetën një 34-vjeçar me inicialet O.M.
Policia e Tiranës sqaron se viktima po drejtonte një motorçikletë kur u aksidentua nga një mjet që drejtohej nga shtetasi Brikel Zhuri.
Për pasojë drejtuesi i motorçikletës shtetasi O.M., gjatë transportimit për në spital ka humbur jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprimet e mëtejshme.





