Një aksident me tre të plagosur ka ndodhur këtë të mërkurë në hyrje të qytetit të Libohovës.

Ata udhëtonin në një automjet tip Benz me targa AA290DR, kur makina doli nga rruga.

Të plagosur mbetën tre pasagjerët R.K, R.Sh dhe E.M, banues në Nepravishtë. Ata po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Gjirokastrës dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në timonin e mjetit ishte 23-vjeçari L.K, i cili u shoqërua në komisariat. Ndërkohë në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, që po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.