Një banesë është djegur pothuajse plotësisht dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07.00, të mëngjesit të sotëm, në fshatin Ostren, Bulqizë, kur Policia e Komisariatit Bulqizë, ka marrë njoftim se është djegur një banesë.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se është djegur banesa dykatëshe e shtetasit F.M, 64 vjeç.
Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor dyshohet se djegia e banesës është shkaktuar si pasojë e amortizimit të rrjetit elektrik.
Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.





