Një punonjës policie i Komisariatit Numër 1 ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19.45, në zonën e ish – Parkut të Autobusëve.

Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarjeje, ndërkohë që mësohet se efektivi i plagosur është Ermal Bregu.

Në vendngjarje mësohet se kanë shkuar forca të shumta policore.

Dy vite më parë, efektivit Bregu i kanë djegur makinën tip Hummer.