Një aksident është regjistruar sot në Berat, ndërsa është plagosur një 53-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit, tek ish-Kombinati i Tekstileve.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se 53-vjeçari me inicialet A.R, pas ndihmës që mori në spitalin e Beratit, është transportuar me urgjencë drejt Tiranës, pasi ndodhet në gjendje të rëndë. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Traumës, ku po merr mjekim më të specializuar.
Deri më tani nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia po heton lidhur me ngjarjen.





