Arrestohet në flagrancë një adoleshent në Durrës, i akuzuar për vjedhjen e çantës së dorës së një qytetareje.
Burime policore bëjnë të ditur se në pranga ka përfunduar 17-vjeçari A.F, banues në Durrës. Një ditë më parë, rreth orës 14.15, ai i ka vjedhur çantën e dorës shtetases A.D. 48 vjeçe, banuese në lagjen nr.17.
Adoleshenti ka tentuar të largohet me vrap, por është ndaluar në flagrancë nga efektivët e rendit.
Ndërkohë, po dje, rreth orës 11.30, në lagjen nr.18, adoleshenti 15-vjeçar P.F. i ka vjedhur portofolin me 2000 lekë shtetasit nigerian O.O.
Mësohet se adoleshenti hajdut është banor i lagjes nr.17 në Durrës.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë së Durrësit.





