Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në fshatin Jagodinë në Roskovec ku ka rënë një shtyllë elektrike e tensionit të lartë, dhe për pasojë kanë humbur jetën dy punonjës të elektrikut të cilët ishin duke punuar.

Burime bëjnë me dije se dy elektriçistët që kanë humbur jetën janë Gjergji Duka dhe Bashkim Saliasi.

Policia deklaron se janë duke vijuar hetimet për ngjarjen e rëndë.

Njoftimi i Policisë:

Sot rreth orës 10:30, në fshatin Jagodinë, Roskovec, te nënstacioni elektrik, ka rënë një shtyllë elektrike e tensionit të lartë, dhe për pasojë janë dëmtuar dy punonjës të elektrikut (OST) të cilët ishin duke punuar.

Si pasojë e dëmtimeve të mara, kanë ndërruar jetë të dy punonjësit, shtetasit Gj. D., 50 vjeç, banues në Kuçovë dhe B. S., 64 vjeç, banues në Mallakastër.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.