25-vjeçari Ines Hajrulla, të cilit iu bë sot atentat me eksploziv në Vlorë, është nisur drejt spitalit të Tiranës për ndihmë më të specializuar.
Hajrulla, djali i një biznesmeni të njohur në Vlorë, pronar i një lokali të frekuentuar në qytetin bregdetar, pavarësisht plagëve të mëdha, në të dyja këmbët, fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mjeti tip “Jeep” me targa AA 298 CL, me drejtues 25-vjeçarin Ines Hajrulla, ka shpërthyer gjatë lëvizjes në lagjen “Hajro Çakërri”, tek zona e njohur si “Bishti i Kalldrëmit”. Dyshohet se mjetit i janë vendosur 300-400 gram tritol. Policia thotë se si pasojë e shpërthimit është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili, i cili u transportua menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë për të marrë ndihmë mjekësore dhe më pas drejt Tiranës.





