Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, pasi kontrolli në banesën ku rrinin u zbuloi një sasi kokaine dhe 1 mijë euro të fshehura në kuzhinë.

Sipas mediave italiane në pranga u vunë dy shqiptarë, 41 dhe 42-vjeç, në Milano, të cilët po mbaheshin nën vëzhgim.

Agjentët e policisë e bllokun shqiptarin 41-vjeçar, pak pasi kishte dalë nga banesa, pas sinjalizimeve të fundit që kishin marrë lidhur me aktivitetin e dyshuar të tij.

Por në kohën që i janë afruar, shqiptari, ekspert në artet marciale reagoi me shpejtësi duke i plagosur dy agjentët. Por nuk mundi të shpëtonte, pasi shpejt u vu në pranga.

Gjatë kontrollit të banesës, policia gjeti drogë dhe euro. Në kohën që bëhej kontrolli shoku tjetër i shqiptarit hyri në shtëpi, pa e ditur se aty ishin karabinerët.

Ai u prangos dhe u dërgua në polici. Të dy rezultojnë me precedentë dhe të dyve u kishte skaduar pasaporta.