Një prej automjeteve të eksortës së kryeministrit Edi Rama është aksidentuar mesditën e sotme në qytetin e Korçës, ku po zhvillohet mbledhja dy ditore e Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.
Mësohet se makina me targa të Ministrisë së Brendshme, për shkak të borës në rrugë, ka rrëshqitur dhe është përplasur me një automjet.
Si pasojë e aksidentit raportohet se ka edhe persona të plagosur, të cilët janë dërguar me urgjencë për në spital.
Shkaqet e aksidentit të rëndë janë ende të paqarta, ndërkohë nuk ka ende një njoftim zyrtar nga ana e policisë.





