Një 47-vjeçar është arrestuar në flagrancë, pasi ka kundërshtuar dhe dhunuar një efektiv të policisë.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen 16 prilli, ku shtetasi Kristo Xhibro, 47-vjeç ka kundërshtuar me dhunë dhe ka goditur punonjësin e policisë së patrullës së përgjithshme të Komisariatit të Policisë Fier.
NJOFTIMI I PLOTË
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Kristo Xhibro, 47 vjeç, banues në lagjen “16 Prilli” Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “Kastriot”, ka kundërshtuar me dhunë dhe ka goditur punonjësin e policisë së patrullës së përgjithshme të Komisariatit të Policisë Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë praë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga Neni 236/2 i Kodit Penal.





