Policia e Tiranës ka prangosur autorin e plagosjes së 30-vjeçarit, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë.

Mësohet se në pranga ka rënë 24-vjeçari Romario Çibuku, ndërsa i plagosuri, Luis Kulla ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. Ç., 24 vjeç, pasi me datë 13.06.2021, ka goditur me një mjet prerës shtetasin L. K., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.