Pasditen e sotme rreth orës 18:00 te mbikalimi i "Rinasit" ka ndodhur një aksident që i ka marrë jetën një të moshuare. 68-vjeçarja me inicialet R.L. po kalonte rrugën në momentin që u përplas nga makina që drejtohej nga Elton Doda 25 vjeç banues në Mamurras.

Drejtuesi i mjetit ka ndaluar dhe e ka transportuar vetë në spital 68-vjeçaren, por në spital ajo ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit ka njoftuar policinë dhe menjëherë, sipas bluve të Tiranës është kthyer në vendngjarje, ku janë kryer veprimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Sipas policisë, nga hetimet paraprake dyshohet se e moshuara ka tentuar të kalojë nga njëra anë e rrugës në tjetrën, ku si pasojë e lagështisë në rrugë dhe errësirës është goditur nga automjeti.

Policia deklaron se drejtuesi i mjetit do të shoqërohet në polici për veprime te mëtejshme.