Një person i pajetë është është dërguar pasditen e sotme në spitalin e Burrelit. Policia e ka identifikuar viktimën si shtetasin Ibrahim Migla, 53 vjeç, banues në njësinë Komsi- Mat.
Sipas hetimeve paraprake, thuhet se viktima kishte plagë në kokë. Spitali ka lajmëruar Policinë lidhur me rastin, rreth orës 18.30.
Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor ka rezultuar se shtetasi Ibrahim Migla punonte roje në një godinë tek "Ish-parku i mallrave", dhe duke zbritur shkallët dyshohet se është rrëzuar gjatë kapërcimit të murit rrethues duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Nga veprimet paraprake ngjarja dyshohet se është aksidentale.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë Mat po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





