Mbytet në pus një i moshuar në fshatin Katund i Ri, Durrës.
Ngjarja e rëndë është regjistruar mbrëmjen e të hënës dhe sipas burimeve zyrtare, dyshohet se viktima Adem Luka ka rënë aksidentalisht.
“Më datë 14.06.2021, rreth orës 23:30, në fshatin Katund i Ri, Durrës, pranë banesës së tij është gjetur i mbytur në pus shtetasi A. L., 81 vjeç, i cili nga veprimet hetimore dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht.”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.





