Pas lajmit të publikuar në portalin "Të Pa ekspozuarit" të gazetarit Ylli Rakipi, i cili akuzonte Autoritetin Portual Durrës se po shpenzon 7.250.000 lekë për paisjen e këtij institucioni me 29 mjete që përdoren për palestër, ka reaguar zyrtarisht APD.

Në një njoftim për mediat, Drejtoria Ekzekutive e APD, deklaron se tenderi i veglave për palestrën realizohet në përmbushje të realizimit të Plan Biznesit 2017.

Më tej në njoftim thuhet se, blerja e këtyre veglave gjimnastikore kryhet në vazhdim të një projekti i cili ka filluar me krijimin e kushteve të një palestre moderne dhe që do të vijë në ndihmë të forcave të sigurisë të Portit.

REAGIMI I PLOTË

Tenderi i veglave per palester realizohet ne permbushje te realizimit te Planit te Blerjeve te Plan Biznesit 2017 qe mbyllet ne javet ne vazhdim.

Drejtori i Pergjithshem Ekzekutiv eshte i obliguar te permbushe realizimin e ketij plani, te miratuar dhe me vendim te Keshillit Drejtues te APD-se.

Procedura ka filluar me pare, qofte me plan biznesin,  por edhe me dokumentat e tenderit, te cilat jane realizuar prej kohesh nga grupi i punes dhe ne zbatim te plote te APP-se.

Drejtori Ekzekutiv nuk ben asgje ne kundershtim, apo ne pengim te realizimit te plan biznesit te aprovuar nga Keshilli Drejtues i Autoritetit Portual Durres. Perkundrazi, ai kryen me te miren e mundeshme se bashku me gjithe stafin per realizimin e tij.

Blerja e ketyre veglave gjimnastikore kryhet ne vazhdim te nje projekti i cili ka filluar me krijimin e kushteve te nje palestre moderne dhe qe do te vije ne ndihme te forcave te sigurise te Portit (155 vete ne total).

Ajo realizohet ne kuader te pergatitjeve te pergjithshne, te cilat planifikojne qitje me pistolete, si dhe nje sere normash te tjera ne zbatim te "Internacional Standart of Ports Security", standarte te cilat ne prej shume vitesh, po punojme qe te zbatohen me sukses"