Mbrëmjen e sotme, në orën 21:20, në lagjen nr.8 Durrës, ka rënë zjarr në mjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit M. T., nga e cila ka vetëm dëme materiale. 

“Janë shoqëruar në ambientet e policisë disa persona të dyshuar se mund të kenë dijeni për ngjarjen si dhe vijon puna për administrimin e çdo prove materiale që do t’i shërbejë zbardhjes së ngjarjes”,– njofton policia.

“DurrësLajm” publikoi videon e makinës së djegur vetëm në njërën anë dhe njëkohësisht të një bidoni plastik të gjendur aty pranë, që dyshohet se u përdor nga autori/ët.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.