Një automjet është përmbysur në qendër të Durrësit, pak minuta më parë.
Aksidenti ka ndodhur pranë pallatit të Sportit “Ramazan Njala”.
Fatmirësisht nga aksidenti rrugor nuk ka persona të lënduar. Mësohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e makinës dhe më pas është përmbysur.
Nuk dihet ende nëse ai ishte me shpejtësi në momentin e aksidentit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.





