Policia e Durrësit, FNSH dhe RENEA të hënën në darkë organizuan një aksion blic në qytetin e Durrësit me qëllim arrestimin e personave të shpallur në kërkim.

Objekt i kontrolleve janë disa lokale të të fortëve të qytetit, ku vetëm pak minuta më parë kontrolli u përqëndrua tek lokalet e Plarent Dervishit.

Mësohet se në këto momente policia po fut në sitën e kontrollit një tjetër lokal të njohur në qytetin e Durrësit, ku mendohet se frekuentohet nga personazhe të njohura të botës së krimit.

I njëjti burim tha se ky operacion drejtohet nga kreu i Policisë së Durrësit, Lorenc Shehu. /Panorama