Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është kërkuar nga Policia e Kosovës në banesën e tij në orët e para të mëngjesit.
Kurti duhej që të paraqitej para gjykatës për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, njofton Klan Kosova.
Ai nuk është gjetur nga policia, përveç banesës që është kontrolluar ashtu edhe në zyrat e Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës.
Bashkë me të, para gjykatës janë ftuar edhe tre deputetë tjerë të kësaj lëvizjeje, Albulena Haxhiu, Faton Topalli dhe Donika Kadaj-Bujupi.
Seanca e fundit lidhur me këtë rast ishte paraparë të mbahej më 10 tetor, por ishte shtyrë për shkak se në seancë nuk ishin të pranishëm Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupit.