32-vjeçarja e gjetur e vdekur në Prishtinë është vajza e aktorit të njohur nga Kosova, Çun Lajçi.

Ajo dyshohet se ka ndërruar jetë për shkak të mbidozës së drogës.

Vetë Lajçi ka thurur disa vargje për vajzën e tij që u gjend e pajetë, të cilat janë tejet prekëse:

A këputet peni moj e mira ime

S’po t’shkruaj ma

Si herave tjera për t’iu kthye

Pendimit

Se nenin e lidhun n’fyt

E paske zhgjidhë vetëm,

Pa m’pritë mua nga rrugë e largët

Shpresash paske ikë mbramë

N’udhëtimin tand t’fundit

Diku n’Ashkelon

N’kërkim t’fatit e t’vajit

Oooo

Mos ma vajtoni

Se sherua qenka përgjithmonë

Tue kërkua gurin e vet të varri.