Policia ka referuar në Prokurori materialet procedurale ndaj një babai nga Sukthi i Durrësit, pasi ka braktisur djalin e tij në Itali.
Shtetasi I.I. 45 vjeç, ka dalë nga pika kufitare e Muriqanit më 14 tetor të këtij së bashku me djalin 16-vjeçar B.I., dhe ka shkuar në vendin fqinj. Aty ai e ka braktisur në rrethana që nuk specifikohen dhe më pas është kthyer sërish në Shqipëri vetëm.
Policia e Shtetit bën me dije se ditën e djeshme më datë 16 nëntor, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për 45-vjeçarin nga Sukthi i Ri.





