Është finalizuar me sukses operacioni i koduar ”Shtrëngimi”, ku në pranga kanë rënë dy persona, atë e bir.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasit e arrestuar i kërkonin shuma të mëdha parash nëpërmjet mesazheve telefonike, shtetasit H.L. 64 vjeç, banues në Fushë – Krujë.

Sekuestrohen aparate celularë, karta SIM të kompanive të ndryshme telefonike dhe një armë gjahu.

NJOFTIMI I PLOTË

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë  dhe Forcën e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, pas një hetimi me metoda speciale, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar ”Shtrëngimi”.

U ndaluan shtetasit, atë e bir konkretisht:

• Agim Çangu 46 vjeç, banues në Nikel, Krujë;

•Gentian Çangu 19  vjeç, banues në Nikel, Krujë;

Shtetasit e mësipërm, nëpërmjet mesazheve telefonike, i kërkonin shuma të mëdha parash (20000 €) shtetasit H.L. 64 vjeç, banues në Fushë – Krujë.

Shërbimet e Policisë pas një punë të mirëfilltë hetimore kanë bërë të mundur dokumentimin e plotë ligjor për këtë ngjarje.

Shtetasit e ndaluar,  më datë 02.11.2017 nëpërmjet mesazheve telefonike i kanë kërkuar shuma atë mëdha parash shtetasit H.L.

Janë gjetur dhe sekuestruar në cilësisnë e provave materiale:

•4 aparate celularë;

• 12 karta SIM të kompanive të ndryshme telefonike;

• një armë gjahu (teke), kal. 12 mm dhe një gëzhojë arme gjahu, me kapsollë të goditur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprat penale" Shtrëngimi me anë të kanosjes apo dhunës për dhënien e pasurisë” dhe  “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 109-b, 25 dhe 280 të Kodit Penal.