Ishte duke udhëtuar me mjetin e tij në rrugën e plazhit në Durrës, por urdhrit të policisë rrugore për të ndaluar nuk i është bindur.

Policia e Durrësit njofton se ka nisur procedimin penal për të riun B.M., 24 vjeç, banues në Shijak.

“U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin B.M, vjeç 24, banues në Shijak, pasi dyshohet se në lagjen nr. 13, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen” nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të ndaluar”, thuhet në njoftimin e policisë.