Pas denoncimit të vëllait, edhe Prokuroria e Durrësit u vu në lëvizje për zhdukjen e avokatit Besnik Muço, që nga data 2 Nëntor. Më herët prokuroria e Barit kishte nisur hetimet pas denoncimit të bashkëshortes së tij që e priste në Itali.
Organi i akuzës ka disa dyshime për zhdukjen e avokatit, që nga rrëmbimi i tij deri tek mbytja në det. Për herë të fundit Muço kishte kontaktuar me bashkëshorten ku e njoftonte se po hipte në traget në Durrës për të shkuar tek ata në Itali.
54-vjeçari Muça kishte dokumente të rregullta qëndrimi në Itali, ku jetonte prej vitesh me bashkëshorten dhe fëmijët.
Kurse kohët e fundit ai kishte nisur punën si avokat i lirë në Tiranë. Në datën 2 Nëntor, Besnik Muço rezulton të ketë kryer të dyja procedurat në portin e Durrësit si atë të check-in dhe regjistrimin në sistemin TIMS. Por ai nuk zbriti në portin e Barit./abcnews.al





