Një 23-vjeçar ka tentuar të kalojë kufirin nga porti i Durrësit me një pasaportë biometrike në emër të një shtetasi tjetër, duke shfrytëzuar ngjashmërinë.
Sipas njoftimit të policisë, i riu me inicialet E.P,23-vjeç, banues në Kamzë, Tiranë u kap në pikën e kalimit kufitar në Port duke tentuar të kalojë kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme me pasaportën biometrike të shtetasit V.B.
Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.





