Policia e Durrësit bën me dije se nuk ka fatmirësisht persona të lënduar nga zjarri që ra sot në mëngjes në një makinë në autostradën Tiranë – Durrës.
Sipas hetimeve paraprake të policisë, dyshohet se shkak ka qenë një defekt teknik në mjetin e kompanisë "Vodafone".
Ngjarja u shënua rreth orës 08:35, në autostradën Tiranë- Durrës, sa kalon mbikalimin e Sukthit, ku një mjet tip Fuoristradë me targa AA 856 AN ka marrë flakë në pjesën e përparme.
Mjeti ka qenë në lëvizje. Nuk ka pasoja në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.





