Një aksident i rëndë i mori jetën gazetares investigave të emisionit “Stop” në Tv Klan, Erinolda Isufaj dy ditë më parë, kur një bllok mermeri ra mbi makinën ku ajo po udhëtonte tip “Peugeot” duke i shkaktuar vdekjen.
24-vjeçarja ishte në makinë së bashku me të fejuarin dhe dy prindërit e saj, të cilët shpëtuan mrekullisht.
Mikeshat e saj të ngushta kanë shprehur dhimbjen e madhe për vdekjen e parakohshme të Erinoldes me dedikime rrënqethëse ne rrjetet sociale.





