Dy persona të moshës 22 e 50 vjeç janë kapur nga policia e Durrësit duke drejtuar përkatësisht një makinë e një motor, të papajisur me leje drejtimi.
22-vjeçari A.M. nga Tirana është kapur me një “Benz” rreth orës 09:00 të një dite më parë, në lagjen nr. 14.
Ndërsa shtetasi T.Xh., 50 vjeç, banues në fshatin Hamallaj, rreth orës 10:30 në këtë fshat, u kap duke drejtuar motorin tip “Honda”.
Ndaj të dyve u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.





