Tre të rinj janë arrestuar nga policia, pasi gjatë një kontrolli në automjetin e tyre, u gjet një sasi e konsiderueshme lënde narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivat e policisë në mjetin tip "Audi A3", i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”.

Blutë e Elbasanit kanë kapur në flagrancë shtetasit E.L, 26-vjeç, R.B, 19-vjeç, dhe D.M, 24-vjeç banues të tre në këtë qytet.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.