Një sasi e konsiderueshme droge është kapur në Vilun, në plazhin e Velipojës. Mendohet se është rreth 1 ton drogë e kapur, por ende nuk dihet sasia e saktë, pasi policia po bën peshimin e lëndës narkotike.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se janë arrestuar disa persona.

Zona e Vilunit në Velipojë dyshohet prej kohësh si pikë ku droga transportohet me skafe drejt Italisë.