Policia ka referuar në Prokurori materialet procedurale ndaj një shtetaseje nga Durrësi, në hotelin e së cilës është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Bëhet fjalë për shtetasen B.U., 50 vjeçe, banues në Durrës. Policia thotë se rreth orës 10:30 të së enjtes më 9 nëntor, në hotelin e marrë prej saj me qira, është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Nuk dihet ende nëse lidhja e paligjshme është kryer nga ana e qiramarrësve apo ka qenë e mëparshme. Ndërkohë çështja i ka kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.