Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Shtetasit me iniciale, M.A., 50 vjeç dhe V.A., 37 vjeç janë arrestuar nga autoritetet në Romë, në momentin që donin të lëviznin një sasi prej 32 kilogramësh kokainë të fshehura në bagazhin e makinës e shpërndarë në 27 pako të ndryshme.
Brenda në makinë u zbulua gjithashtu edhe një ndarje të fshehtë ku ishin fshehur 20, 000 euro, ndërsa pas një kontrolli tjetër në shtëpitë e dy të arrestuarve u gjetën edhe 40,000 euro të tjera dhe një armë e kalibrit të vogël.
Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për një nga sasitë më të mëdha me kokainë të bllokuara në Romë.





