Në akuadromin e Tiranës në mesjavën e kaluar, u zhvilluan njëherazi dy veprimtari kombëtare në not: për të rinj dhe të rritur. Veçanërisht vitet e fundit supremacia e Teutës mbetej e dukshme. Në këtë edicion ndërrimi i brezave me të rinjtë, por edhe dëmtimet e notarëve të shquar Kneo Laçi, Johan Dhimgjini dhe Jurgen Hoxha, ndikuan në mos sigurimin e titujve kampionë.

Por Teuta hijerëndë në garat e notimit, dërgoi në Tiranë disa nga protagonistët e saj, të drejtuar me një pasion gjithnjë të ndezur dhe flakërues nga specialisti i mirënjohur Agron Ismailati. Për të rriturat u ruajt titulli kampion dhe merita e padiskutueshme këtu kalon për 16 vjeçaren Suila Kosova, nxënëse në kolegjin Turgut Ozal. Kosova mbeti e pakonkurueshme në të gjitha stilet e lira dhe së bashku me shoqet e saja Shirli Myrtja, Ledia Kacani dhe Deborah Keçi, vulosën epërsinë edhe në tri stafetat e planifikuara.

Ismailati sigurisht i kënaqur me vajzat e tij, shpërndan komplimenta veçanërisht për notaren Suila Kosova e cila mbeti nga kapitujt më të arrirë të kampionatit kombëtar të notit. Por edhe studentja durrsake e ardhur nga Milano Deborah Keçi, së bashku me një tjetër bashkëqytetare të saj në Itali Ledia Kacani dhe Shirli Myrtjen i dhanë pikë ekipit për të ruajtur titullin kampion.

Me të rriturit shkëlqen dyshja Igert Masha dhe Gert Kacani, që treguan që Teutës nuk i mungojnë përfaqësuesit cilësorë. Megjithëse me mungesa, Ismailati është entuziast për paraqitjen e ekipeve të Teutës. Ai nuk mungon të tregojë, se një grup notarësh të rinj kanë një të ardhme të shkëlqyer dhe këtë e treguan edhe në garat e fundit kombëtare.

Është fjala për 12 vjeçarin Aleksandër Ngresi që në notimin e lodhshëm të 1500 metrave, iu ofrua ndjeshëm normës së kategorisë së parë sportive. Në parametra inkurajues janë edhe notarët Enea Zhupaj, Frenc Berdaku, Egi Gajo etj. Teuta ishte një zbulim më vete edhe me notarët veteranë. Përveç Luan Rexhës, djalit të ish notarit dhe njeriut të paharruar për durrsakët Osman Rexhës, treguan se kanë ruajtur tiparet në kohën e rinisë edhe notarët Mirban Kadiu, Sabri Mullaliu, Fatmir Kërçiku, Agron Kollaku etj. Teuta edhe në moshën e tretë është kampione e vendit.

Rezultatet teknike

Të reja dhe të rritura

Suila Kosova Teuta 200 m stil i lirë 2’37”37

Suila Kosova Teuta 400 m stil i lirë 5’03”65

Suila Kosova Teuta 800 m stil i lirë 10’21”44

Stafeta 4x100m stil i lirë Teuta(Kosova, Myrta, Kacani, Keçi)

Stafeta 4x200m stil i lirë Teuta (Kosova, Myrta, Kacani, Keçi)

Stafeta 4x100m stil i përzier Teuta (Kosova, Keçi, Kacani, Myrtja)

Renditja përfundimtare: Teuta kampione

Të rinj dhe të rritur

Igert Masha Teuta 200 m stil i lirë 2’10”09

Igert Masha Teuta 100 m shpinë 1’08”23

Igert Masha Teuta 200 m shpinë 2’29”84

Henri Koçi Teuta 100 m stil i lirë 1’00”25

Të rritur

Gert Kacani Teuta 100 m stil i lirë 56”72

Gert Kacani   200 m stil i lirë 2’04”04

Gert Kacani   400 m stil i lirë 4’36”00

Stafetë 4×100 m stil i lirë Teuta(Gert Kacani, Jurgen Fici, Enea Zhupa, Igert Masha)

Garat për veteranë

Luan Rexha Teuta 50 m stil i lirë 34”34

Luan Rexha Teuta 50m delfin 38”69

Mosha 81-85 vjeç

Meriban Kadiu Teuta

Mosha 71-75 vjeç

Sabri Mullaliu Teuta