Në përbërje të Teutës në mundjen e lirë, është edhe sportisti kosovar Egzon Shala. Është kampion i Shqipërisë në peshën 84 kg. Për të flitet se është mjaft i talentuar dhe shpreson për të arritur normat kualifikuese për në lojërat olimpike Londër 2012.
Në veprimtarinë e turit të dytë kualifikues, që u organizua tani së fundi në Sofje (Bullgari), Egzon Shala meritoi medaljen e bronzit.
Në turin e parë u eliminua nga mundësi i fortë armen Gadzhimurad Nurmagedov me pikë teknike 3-1. Por suksesi i kosovarit u arrit në konkurrimin për vendet 3-5.
Shala mundi me tuç mundësin rumun Piotr Janulov dhe më pas zvicerianin Marko Lukas Riesen. Pavarësisht nga medalja që meritoi, kualifikimi për në Londër 2012 mbetet opsion i hapur në garat ndërkombëtare të Finlandës