Në mesjavë u zhvillua në Tiranë, Kupa e Shqipërisë në atletikë. Edhe njëherë u evidentuan përpjekjet e atletëve të Teutës, për të kthyer traditën e hershme të këtij sporti në Durrës. Ajo që vlen të evidentohet është forma shumë e mirë sportive, e pasqyruar nga kampioni dhe rekordmeni i vendit në shtytjen e gjyles Adriatik Hoxha.

Krahët e tij të fuqishëm e hodhën gjylen në kufirin e 17.86 metrave, një nga rezultatet më të mira për këtë vit. Gjithashtu Hoxha doli i pari edhe në hedhjen e diskut. Për rezultatet inkurajuese të arritura, Adriatik Hoxha vlerësohet si atleti më i mirë i Kupës së Shqipërisë.

Objektivi i Hoxhës mbeten lojërat olimpike Londër 2012, ku sipas të gjitha gjasave pritet që gjylja të fiksohet në shifrat rekord 18.50 metra.