Në javën që sapo u mbyll, dy ngjarje të rëndësishme ndodhën në volejbollin e meshkujve. Teuta zhvilloi ndeshjen e pestë të play off-it me rivalen e vjetër Studentin në Tiranë. Loja e tanëve ishte shumë e bukur, aq sa u arrit të krijohej avantazhi 2-1. Në setin e katërt që do të ishte edhe i fundit dhe pas kësaj titulli kampion, Teuta kryesonte deri në 19-16.
Por gabime ta pafalshme të volejbollisteve të saj e dëmtuan derisa e humbën setin. Barazim 2-2. Seti final mbeti dramatik deri në fund, por volejbollistët vendas tregohen më të qetë dhe e fitojnë atë. Në këtë mënyrë me fitoren 3-2, Studenti kryesoi po me këto shifra edhe pesë ndeshjet e play off-it duke merituar titullin kampion.
Teuta kishte privilegjin se finalet e Kupës së Shqipërisë, u vendosën të zhvillohen në Durrës. Në gjysmëfinale durrsakët mundën me lehtësi Tiranën 3-0, ndërsa Studenti Vllazninë me të njëjtin rezultat. Në finale takohen sërish Teuta – Studenti. Lojtarët e Teutës kanë zhvilluar një nga ndeshjet më të dobëta të tyre dhe humbja ishte më se merituar 3-1.
Në këtë mënyrë Studenti fitoi edhe trofeun e dytë më të rëndësishëm në volejbollin kombëtar. Me përfundimin e veprimtarive kombëtare zyrtare të volejbollit, për mbarim të kontratës largohen nga ekipi tre maqedonasit: trajneri Hari Nakovski dhe dy volejbollistët Atanas Milev dhe Vlatko Trajçevski. Misioni i tyre nuk u përmbysh, pasi ardhja ne Durrës si përforcim, nuk u shoqërua me fitimin e asnjë trofeje.