Tenistja amerikane Serena Williams është shpallur lojtarja e vitit në garat e WTA-së, pas triumfit në Wimbledon, US Open dhe fitimit të medaljes së Artë Olimpike. Kjo është hera e katërt që Serena Williams është zgjedhur si lojtarja më e mirë. Lojtarja amerikane e tenisit kishte një fillim të keq të sezonit, duke luftuar me formën dhe motivimin, ndërsa në Australian Open është eliminuar madje në xhiron e katërt. Megjithatë, një varg fitoresh në turneun e Charlestonit dhe Madridit në muajin prill e maj, kanë nisur një valë të vërtetë të sukseseve të Serena Williams, e cila përfundoi me triumfin US Open, përkatësisht me fitoren e 48-të nga 50 ndeshje. Se sa ishte Williams superiore, dëshmon finalja e Lojërave Olimpike të Londrës, ku tenistja amerikane i dha leksion homologes ruse, Maria Sharapovës, të cilën e deklasoi me rezultat 2:0, në sete 6:0, 6:1. Tenistja 31-vjeçare ka qenë tenistja më e mirë në botë edhe në vitin 2002, 2008 dhe 2009 dhe është vetëm një nga tre lojtaret në historinëe tenisit, që u laureua më shumë se dy herë në WTA, kujtojmë se këtë më parë e kanë bërë edhe Steffi Graf dhe Martina Navratilova. Katër lojtarë kanë fituar dy herë çmimin – Monica Seles, Lindsay Davenport, Justine Henin dhe Kim Clijsters.
Serena Willams shpallet tenistja e vitit në WTA
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Në “ajër” prej Asllanit dhe shokut të tij të ngushtë, Kivu ka 3 kërkesa për drejtuesit e Interit
Territorialja/ Patosi proteston kundër shkrirjes së bashkisë: Nuk e lëshojmë, identitet i pandashëm
FOTO/ Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër për herë të parë?
Aksident në Fushë-Krujë, plagoset një person





