Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë paradite pranë zonës së “Brrylit” në Tiranë.
Një autobot gazi ka përplasur për vdekje një person të moshës rreth 50 vjeç që po udhëtonte me biçikletë.
Sipas dëshmitarëve, autoboti e ka përplasur që te kryqëzimi dhe e ka marrë zvarrë për rreth 15 metra.
Policia ka ndaluar drejtuesin e kamionit që transportonte gaz.





