Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin A. Xhepi 33 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

Ai është kapur nga Shërbimet e Policisë së burgut të Fushë-Krujës duke futur një telefon celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Futja ose mbajtja se sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” parashikuar në nenin 324/a të Kodit Penal.