Një tjetër i ri është gjetur i vdekur në banesë në Durrës.

Bëhet fjalë për shtetasin D.K. 34 vjeç.

Sipas të dhënave policore, viktima është gjetur rreth orës 09:00 të mëngjesit të djeshëm në banesën e tij, në lagjen nr.13, në sektorin “Teuta”.

Nga këqyrja e kufomës nuk janë evidentuar shenja dhune, informon policia.

Dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale (deri në daljen e aktit të ekspertimit).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për vlerësim.

Po një ditë më parë, u gjet i pajetë pa shenja dhune në banesën e tij viktima me inicialet  A.C., 21 vjeç, vdekje e ardhur nga shkaqe natyrale.