Një automjet ka shpërthyer me lëndë eksplozive në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë.
Shpërthimi është dëgjuar rreth orës 05:20 të mëngjesit, në vendin e quajtur “7 Pallatet”.
Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, ndërsa mësohet se automjeti tip “Benz” i përket 42-vjeçares Vejushe Dalipaj, që ishte parkuar pranë banesës së saj në momentin e ngjarjes.
Policia informon se janë shkaktuar vetëm dëme materiale në pjesën e përparme të mjetit. Grupi hetimor po punon për përcaktimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.





