Tre punonjës policie të Durrësit kanë mbetur të plagosur orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi mjeti i tyre i patrullimit është përplasur nga treni.
“Më datë 09.11.2017, rreth orës 02:40, në lagjen nr. 13, sektori “Iliria”, treni i skrapit i linjës Durrës-Elbasan, me mashinist shtetasin M.K, vjeç 61, banues në Durrës, është përplasur me mjetin e policisë”, informon policia.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se janë dëmtuar tre punonjës policie, dy prej të cilëve pas mjekimit të marrë në spital janë larguar për në banesë, shtetasit E.J. dhe S.D., ndërsa shtetasi Sh.P., ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndërkohë po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.





