Një 35-vjeçar ka tentuar të vetëdigjet paraditen e sotme para Parlamentit duke i vënë flakën vetes, por është shpëtuar në kohë nga policia.

Bëhet fjalë për shtetasin Saimir Zalli, 35 vjeç, nga Lezha, i cili vetëm tri javë më parë ngriti në këmbë policinë, pasi tentoi të hidhej nga vinçi në Tiranë.

Ai u shpëtua nga policia pas 60 minutash negociata për ta zbritur nga vinçi, ndërsa këtë mëngjes ai ka tentuar sërish t'i japë fund jetës. Shkak për këtë akt vetëflijimi janë problemet familjare që ka 35-vjeçari, i cili është ndarë nga bashkëshortja. Ai pretendon se kjo e fundit nuk e lejon të takojë fëmijët e tij pas divorcit.

Saimir-Zalli-7